Lajme
“Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e djalit tem ‘Gay’”, mesazhi i një nënë në Paradën e Krenarisë
Demokracia
13:56 | 09 Qershor 2022

Share:

Sot në Kosovë është mbajtur “Parada e Krenarisë”. 

Në sheshet e kryeqytetit kanë marshuar personat komunitetit LGBTQ+ dhe persona të tjerë në mbështetje të tyre.

Një nënë e një personi Gay ka dalë para pjesëmarrësve për të dhënë një mesazh të fortë dhe mbështetje për personat LGBTQ+.

“Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e djalit tem Gay”, kështu ia nis fjalimit i cili u dha zemër të pranishmëve dhe u përcoll me brohoritje e duartrokitje…Si nana e çdo personi LGBT që nuk e ka dashnin e përkrahen e familjes. Një fjalë e urtë popullore thotë, Evladi është bujashka e zemrës dhe po është e vërtete evladi është pika e dobët zemra e çdo prindi. Unë jam shumë krenare për djalin tem, jam krenare për atë që është ai, jam krenare për çdo person LGBT”, ishte mesazhi i kësaj nënë.

Të ngjashme