Valerjan Romanovski një burrë nga Lituania, vuri në provë qëndrueshmërinë e tij duke kaluar 3 orë e 1 minutë i zhytur deri në qafë në akull, për të thyer Rekordin Botëror Guinness.
Ai rrëmbeu rekordin Guinness për qëndrueshmërinë më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akullin, duke u ngjitur në një enë qelqi të mbushur me kube akulli në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani, transmeton Euronews përcjellë Demokracia.
Përfaqësuesit e Guinness të cilët e monitoruan përpjekjen, thanë se se do të duhet pak kohë për ta verifikuar rekordin në fjalë.
Deri më tani rekordi mbahet nga francezja Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020./Demokracia.com/