Sport
Qëndrim Zyba i bashkohet Ballkanit në Ohër, nis përgatitjet për garat evropiane
Demokracia
20:30 | 15 Qershor 2022

Share:

Ndonëse u prezantua para nëntë ditësh, Qëndrim Zyba i është bashkuar Ballkanit tek sot në Ohër, qytetin maqedonas ku kampionët e Kosovës po mbajnë fazën përgatitore para garave evropiane.

Zyba iu bashkua bashkëlojtarëve të ri tek sot për shkak të obligimeve me Kombëtaren U21 të Kosovës në ndeshjet e muajit qershor, shkruan Demokracia.com.

Faqja zyrtare e Ballkanit ka ndarë disa pamje të Zybës në seancën stërvitore.

Ai në fotografi shihet teksa pritej nga futbollistët e Ballkanit.

“Pas përmbylljes së ndeshjeve kualifikuese me Përfaqësuesen e Kosovës U21, lojtari ynë, Qëndrim Zyba i është bashkuar pjesës së ekipit FC Ballkanit në fazën përgatitore e cila zhvillohet në Ohër”, thuhet në njoftimin e suharekasve./Demokracia.com/

Të ngjashme