Lajme
Qendrat e vaksinimit nuk do të punojnë me 17 shkurt për nder të përvjetorit të pavarësisë
Demokracia
10:24 | 16 Shkurt 2022

Share:

Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë, ka njoftuar se me 17 shkurt nuk do të punojnë qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 , për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, raporton Demokracia.com

“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim e MSh-së.

Po ashtu thuhet se vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë.

Të ngjashme