Lajme
Qendra e ngrirë e Vitisë, ndërsa kryetari në fushatë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Demokracia
12:19 | 13 Janar 2025

Share:

Qendra e qytetit të Vitisë, e mbuluar nga dëbora dhe akulli, vazhdon të jetë një sfidë për qytetarët që lëvizin në këtë zonë, raporton Demokracia.com.

Fotot e fundit të publikuar nga qytetarët tregojnë rrugët kryesore të qytetit të papastruara dhe të rrezikshme për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë, kryetari i komunës, Sokol Haliti, duket se është më shumë i përqendruar te fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit sesa në mirëqenien e qytetarëve të tij.

Me gjithë premtimet e bëra për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe përkujdesjen ndaj qytetit, situata aktuale në Viti lë shumë për të dëshiruar. Siç duket, fushata elektorale ka marrë prioritet ndaj angazhimeve për problemet e përditshme të qytetarëve.

Ironikisht, ndoshta kjo qendër e ngrirë është metafora më e mirë për progresin e kryetarit aktual: i bllokuar dhe i papërgatitur për sfidat e stinës. /Demokracia.com/

Të ngjashme