Këngëtari i njohur francez Kendji Girac, i cili ka fituar “The Voice” është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Biscarrosse, në jugperëndim të Francës.
Sipas mediave të huaja gjendja e tij ishte serioze, por tani raportohet se 27-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Këngëtari nomad me origjinë cigane, fitoi sezonin e tretë të edicionit francez të talent show-t “The Voice” në vitin 2014.