Lajme
Qelaj: Ligjin për Zgjedhje do ta dërgojmë në Kushtetuese
Demokracia
12:55 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Në konferencën e fundit për këtë vit, ai shtoi se për këtë i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani.

Ka theksuar se nuk është në kompetencën e tij, nëse cili ligj u konvenon ose jo zyrtarëve politikë. Kjo pasi deklarata e tij në një debat në Kuvend u bë “mollë sherri”, ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Qelaj pohoi se Ligji për zgjedhjet ka tejkaluar atë për barazinë gjinore dhe këtë nuk e lejon Kushtetuta.

Kur foli për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë, ai tha se nga Gjykata Speciale nuk u janë përgjigjur thirrjeve të tyre. Sipas tij, të drejtat e të paraburgosurve po shkelen.

Qelaj, tha se këtë vit kanë pranuar 1.571 ankesa. Ai tha se për autoritete që më se shumti janë adresuar ankesa janë gjykatat, ministritë dhe komunat.

“Ne gjatë këtij viti kemi pranuara 1.571 ankesa, raste të hapura janë 608. Ankesat nga komunitetet këtë vit kanë pasur rritje, komuniteti serb ka pasur 148 ankesa ndërkaq ai boshnjak 22. Autoritete përgjegjëse ndaj të cilave më së shumti ka pasur ankesë, janë gjykata dhe komunat. Këtë vit i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me 5 raste. Kemi dërguar ligjin e pagave, ligji është në pritje të vlerësimit. Gjithashtu ne jemi drejtuar me komente Gjykatës Kushtetuese në lidhje plotësimi dhe ndryshimin e ligjit që përcaktojnë benificionet e pagës minimale. Gjithashtu kemi adresuar edhe komente në lidhje me Kodin e procedurës penale. Komente kemi dërguara edhe në lidhje me projektligjin për Byron e konfiskimit të pasurisë. Dhe e fundit është ligji për zyrtarët publik”.

Qelaj tha se shqetësuese për Avokatin e Popullit kanë qenë edhe rezultatet e PISA-s.

Të ngjashme