Lajme
Qe qysh na gënjente nërsy Bislimi para pesë muajsh për propozimin që e ka sot në tavolinë nga Lajçaku
Demokracia
12:59 | 02 Korrik 2024

Share:

Banjska kishte ndodhur më 24 shtator, 2023. Letra e Ana Brnabiq më 13 dhjetor, 2023. Marrëveshja ishte pranuar mbi bazën e miratimit verbal qysh në fillim.

Por, më 3 janar të këtij viti (4 muaj pas Banjskës) kryenegociatori Besnik Bislimi as edhe një troh s’i kishte llogaritur për kushte të zbatimit të marrëveshjes dorëzimin e Radojçiqit dhe paraushtarakëve të tij dhe as tërheqjen e letrës së Ana Brnabiq (gati 1 muaj pas) drejtuar EEAS-it. Ndërsa për nënshkrimin e marrëveshjes bilateralisht, jo se jo.

Duke folur në median serbe “Radio Gorazdevac”, Bislimi tregonte se si janë qëndrimet brenda takimeve të mbyllura, ndërsa bënte thirrje të mos dëgjojmë atë se çka thonë zyrtarët serbë “sepse janë veç për konsum të brendshëm atje”.

Vetë Serbia brenda takimeve, shprehej prerazi Bislimi, “na thonë se do t’ju njohim plotësisht ‘de facto’”.

Në momentin kur të jemi gati për themelimin e Asociacionit, ose çfarëdo emri që do t’i japim Serbia duhet ta ketë të kompletuar njohjen de-facto të Kosovës. Ky është pozicioni i të gjithëve, përfshirë edhe Serbisë. Atë se çka thonë publikisht është veçse për konsum të brendshëm; por atë që thonë në Bruksel thonë do ta njohim plotësisht de fakto Kosovën“.

Në perspektivën e tyre (të Serbisë) vendimi i parë që duhet të bëjnë është njohja e të gjitha dokumenteve, pasaportave, të gjitha çka institucionet kosovare prodhojnë në momentim kur ne pranojmë draft-Statutin”, tha mes tjerash ai.

Katër faza janë deri të Asociacioni– e para pranimi i draft-Statutit, e dyta është vendimi i GJK-së, pastaj vendimi i Qeverisë, e katërta është procesi i themelimit – në krejt këto katër faza Serbia duhet të jep elementet e njohjes de-facto”, shtonte ai.

Krejt këto qëndrime dhe sekuenca veprimi Bislimi i artikulonte 4 muaj pas Banjskës dhe gati një muaj pas letrës së Brnabiqit.

Atë që (Serbia) na thotë në Bruksel është se do ta njohim plotësisht de facto Kosovën”, e përsëriste Bislimi.

Por, ndonëse letra dhe Banjska ishin aty pezull në ajr të freskëta e të etabluara, tek në fund të qershorit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha t’i ketë nxjerrë si kushte: dorëzimin e Radojçiqit, tërheqjen e letrës së Ana Brnabiq; bashkë me refrenin për nënnshkrim bilateral të Marrëveshjes Bazike/Ohrit.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ditë më parë duke folur për median serbe “Kosovo-Online” e tha po atë që kishte thënë Bislimi më 3 janar, se propozimi në tryezë është ky:

Kosova të nis procedurat për Asociaiconin (i.e miratimin e draft-Statutit) dhe Serbia të nis njohjen e dokumentave, simboleve dhe institucioneve shtetërore të Kosovës”.

Kjo-për-këtë, tregonte Lajçaku, është çka do t’u servohet sërish në tavolinë në takimin e sotëm mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimit dhe atij serb, Petar Petkoviqit; takim ky që u thirr “nën urgjencën për zbatim” të Marrëveshjes Bazike për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të kthehemi te shpjegimi para pesë muajsh i Bislimit

Një hap ne, një hap ata – sipas Bislimit, do të konkludohej kjo ujdi.

Dhe atë, në katër faza të procedimit të Asociacionit krahas kësaj “njohje joformale”

Hapi i parë i palës kosovare, thoshte Bislimi, do të jetë “pranimi i draft-Statutit” dhe kjo bëhet, madje ai tha edhe sipas perspektivës serbe, “kur ata na i njohin të gjitha dokumentat”.

Prej hapit të parë në të katërtin – i katërti duke qenë themelimi i Asociacionit – sipas Bislimit shkohet kur Serbia “t’i ketë përmbushur të gjitha elementetet e njohjes de-facto”.

Ky është pozicioni i të gjithëve, përfshirë edhe Serbisë”, thotë Bislimi.

Të ngjashme