Lajme
Qazim Rrahmani dorëzon dorëheqjen nga pozita si zëvendësministër i Financave
Demokracia
16:01 | 06 Prill 2021

Share:

Qazim Rrahmani ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Rrahmani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se një gjë e tillë ndodhi për shkak se partia e tij politike “ka parë të arsyeshme që ai të kontriubojë në një pozitë tjetër”.

“Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministêri Kurti , lirimin nga detyra e zv.Ministërit tê MFPT-së. Arsyja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozit tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së. ju falenderoj pêr mirëkuptim”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/qazim.rrahmani.16/posts/492193448632430

Vlen të theksohet se Rrahmani ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar./Demokracia.com/

 

Të ngjashme