Lajme
Qasja në dokumente zyrtare| Kusari: LVV po e keqpërdor ligjin për klasifikimin e informacioneve që të mos turpërohet
Demokracia
19:09 | 28 Prill 2023

Share:

Flutra Kusari, juriste e të drejtës së medias në emisionin “Five” ka thënë se se partia në pushtet, Vetëvendosje, është duke e keqpërdor ligjin për klasifikimin e informacioneve.

Kusari ka theksuar se ky keqpërdorim i ligjit nga VV-ja, që të mos-turpërohet, shihet të Fondi i Sigurisë, ku qeveria nuk ka i ka dhënë qasje asnjë gazetari, i cili ka kërkuar shumën e parave që janë tubuar.

“Abuzimi me këtë ligj këtë ekziston dhe ne jemi duke pa te Fondi i Sigurisë, Ligji për Klasifikim e Informacioneve është keqpërdorë. Nuk ka asnjë arsye ligjore, nuk ka asnjë argument që mund me e bindë dikë që shuma e Fondit të Sigurisë duhet të mbahet sekret. Buxheti për FSK-në dihet, dihet sa para harxhohen për blerjen e armatimit, askush nuk po kërkon saktësisht kontratën. Jemi duke folë vetëm për shumën. Mirëpo, Ligji për Klasifikim e Informacioneve e ka një nen shumë interesant, ku thotë se nuk mund të klasifikohen informacionet me qëllim të mos-turpërimit të një institucioni, unë besoj që ajo është duke ndodhë. Unë mendoj që VV-ja po e keqpërdorë ligjin për mos me u bë hor para krejtve, por unë besoj të agjencia (Agjencia për Informim dhe Privatësi) që do të reagojë”, ka thënë Kusari në Dukagjini.

Të ngjashme