Lajme
Qalaj: Qeveria s’e ka asnjë meritë për arrestimin e policëve
Demokracia
17:44 | 15 Mars 2022

Share:

Rashit Qalaj, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Mimoza Kusari-Lila kanë polemizuar rreth aksionit policor “Pika” ku u arrestuan 50 zyrtarë policor, debat që u bë në seancën parlamentare e cila po vazhdon edhe tani.

Qalaj i ka reaguar Kusarit duke thënë e tëra kjo është punë e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe e Prokurorisë dhe se qeveria nuk ka kurrfarë meritë në këtë aksion, shkruan lajmi.net.

“Më lejoni të them që nuk e keni kuptu kontekstin e reagimit tim. Unë thash që çfarë roli ka Qeveria në arrestimin e policëve. Asnjë meritë nuk e ka kjo qeveri për atë punë. Është punë e IPK-së dhe Prokurorisë. Nuk është punë e krimeve ekonomike me shku me lyp mallra, është punë e inspektoratit”, tha Qalaj.

Duhet shtuar se dje është zhvilluar një aksion policor nga bashkëpunimi i IKP-së dhe Prokurosisë, aksion i cili përfundoi me 50 zyrtarë policor të arrestuar dhe 18 të tjerë janë në kërkim.

Të ngjashme