Lajme
Qalaj: Policia ka pasë informata për mundësinë e kidnapimit të policëve
Demokracia
18:05 | 21 Qershor 2023

Share:

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se policët kufitarë është dashur të tregohen më vigjilentë sepse menaxhmenti i policisë ka pasë informatat inteligjente se është paraparë sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe për mundësinë e kidnapimit.

“Më brengos fakti që kanë hyrë që kanë hyrë forcat e armatosura të një shteti armik. Këto ishin forca të dërguara enkas për këtë skenar dhe unë mendoj që ky skenar është përgatitur edhe nga brenda, nga qarqe kriminale. E kanë përcjellë rutinën e policëve kufitarë. Policia e Kosovës ka pasë informata inteligjente për një takim në veri dhe që janë paraparë sulme ndaj Policisë së Kosovës dhe mundësinë e kidnapimit të policëve. Këto janë informata e mia. Pra, këto informata [inteligjente] që i kanë shkuar menaxhmentit të policisë, drejtorit të përgjithshëm dhe po ashtu pastaj drejtori i përgjithshëm i ka shpërndarë nëpër njësitë operacionale. Është dashur që çdo polic të ketë qenë më shumë vigjilent. Edhe pse prapë nuk përjashtohet mundësia, sepse është mal”.

Ai në Frontal në T7 tha se mënyra se si e patrullon Policia e Kosovës nëpër kufij është evropiane.

Të ngjashme