Lajme
Qalaj për situatën në veri: Jemi humbësit më të mëdhenj në botë
Demokracia
23:00 | 12 Korrik 2023

Share:

Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë në Pressing të T7 se Kosova është humbësi më i madh në botë pas tensioneve në Veri të Kosovës.

Ai ka deklaruar se KFOR-i iu mundësua më shumë fuqi, duke shtuar se deri më tash ka pasur kompetencë vetëm për vijën kufitare me Serbinë.

Për këtë ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

”Ne jemi humbësit më të mëdhenj në botë, në këtë situatë që ka ndodhur. E kemi kthyer KFOR-in në fuqi në Veri, iu kemi dhënë mandat. Mandati i vetëm ka qenë për vijën kufitare me Serbinë. Ne tash e kemi angazhuar KFOR-in me forcat në Veri”, ka thënë ai.

Një pjesë e Policisë së Kosovës ka nisur të tërhiqet nga objektet për rreth objekteve komunale.

Të ngjashme