Lajme
Qalaj për Kurtin: Kam brengën që nga aspekti mental nuk është mirë
Demokracia
14:13 | 29 Maj 2025

Share:

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 23-të për t’u konstituuar.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka folur rreth kësaj situatë duke treguar se që këto kohet e fundit shpesh herë nuk është paraqitur në Kuvendin e Kosovë pasi që situata po rezulton të jetë e njëjtë.

Ai gjithashtu theksoj Albin Kurti nuk është i dendur me fjalorin të cilin ai po e përdorë si gjatë fushtaës edhe tash që mban postin si kryeministër të vendit.

“Një person që pretendon të jete kryeministër prap të përdorësh një fjalor i cili është më i keq i mundshëm që të ofendon opozitën me fjalën hajvan duhet tujesh i kujdesëshëm edhe gjatë fushatës mirëpo të kalosh deri në atë situatë e të folësh unë shpesh herë e kom pas brengës së si është nga aspekti mental”, ka thënë Qalaj në emisionin ‘Mesditë” në Tëvë1.

Të ngjashme