Lajme
Qalaj: Kryetari i kuvendit përfaqëson deputetët dhe jo vetëm partinë
Demokracia
17:31 | 28 Prill 2025

Share:

Me 29 prill do të zhvillohet seanca e tetë me radhë e konsistuimit të Kuvendit të Kosovës. Ky “ngërq” politik vjen pasi që Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk po arrin të gjen “zgjidhje” për zgjedhjen e kandidates së deputetes, Albulena Haxhiut si kryeparlamentare. Ajo pesë here tentoi por votat ishin të njëjta, 57 pro, 41 kundër dhe 3 abstenim.

Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës[PDK] ka deklaruar se kreu i Kuvendit përfaqëson të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe jo vetëm partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai në “Five” të Dukagjinit u shpreh se çasja e PDK-së nuk ka ndryshuar por as ajo e LVV-së për ndryshim kandidati apo ndonjë gjë tjetër.

“Vaaret se çfarë hapa marrin Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicionet parazgjedhore, Lista Guxo dhe Alternativa, nëse është Haxhiu, rezultati mbetet e njëjtë. Nuk kemi ndonjë ndryshim mendimi apo qendrimi gjatë ditës së nesërme. As nuk I numërojë, e rëndësishme është personi I propozuar. Pajtohem se kreu I Kuvendit nuk përfaqëson vetëm partinë fituese, por deputetët e Kuvendit të Kosovës. Duhet të gjindet një person  që reflekton pozitivitet tek deputetët e Kuvendit të Kosovës.  Nuk kam informacion për ndonjë përpjekje të daljes nga ngërçi I krijuar”, tha Qalaj.

Qalaj deklaroi se Haxhiu nuk përfaqëson “unitetin” dhe e kaluara e saj ka qenë shumë “deskrutive”.

“Ajo prej karrierës politike ka qenë shumë agresive ndaj deputetëve të partive politike të tjera. Kemi memorie që mbajmë ndaj personave politik. Haxhiu nuk ka pasur asnjëherë minimumin e kërkuar njerëzor të komunikimit”, tha Qalaj.

Të ngjashme