Lajme
Qalaj: I papranueshëm mos suspendimi i eprorëve të policisë së Kosovës që takuan Vuçiqin në Beograd
Demokracia
22:08 | 18 Prill 2022

Share:

Ish-drejtori i policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka kritikuar institucionet vendase të cilat sipas tij, nuk suspenduan eprorët e policisë së Kosovës, të cilët kishin takuar në Beograd presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Shkuarja e eprorëve të policisë te presidenti Vuçiq dhe mos suspendimi i tyre për mua është e papranueshme”, tha Qalaj.

Ai tha se në raste të tilla, presioni ndërkombëtar është i madh, por se duhej vepruar me suspendim, ditën që ndodhi takimi.

“Unë e di që drejtori i Policisë i ka çuar në Inspektorat mirëpo ky ka qenë një udhëzim i politikës që të ndërmarrin një veprim pak më të butë kërkon kohë që për mua është gabim. Drejtori i policisë është dashur që menjëherë, atë ditë meqenëse ata janë fotografuar dhe ka pasur incizimin t’i suspendojë këta eprorë të policisë dhe pastaj t’i dërgojë për Inspektorat”, shpjegoi ai në T7.

“Shkuarja e tyre në Serbi nuk është vepër penale dhe Inspektorati i Policisë merret vetëm me hetimin e veprave penale ku dyshohet se policët kanë kryer ose dyshohet se kanë kryer vepër penale”, theksoi Qalaj.

Të ngjashme