Lajme
Qalaj – Hajdarit: Bravo, nuk jeni në tokë të bukës
Demokracia
19:50 | 21 Korrik 2022

Share:

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar sot në Kuvend se rezoluta e sotme propozuar nga Vetëvendosja për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore, dëshmon se kjo parti është kthyer dhe po jeton në Kosovë.

Këto deklarata Qalaj i ka bërë gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit.

“Ka disa muaj, e më së shumti prej muajit janar që po flasim për temën që e kemi sot. Por, për këtë kanë folur vetëm deputetët e opozitës dhe mirë u bo që sot na erdhi një projekt rezolutë që dëshmon së Lëvizja Vetëvendosje është kthye në Kosovë dhe po jeton në Kosovë”, tha ai.

Tutje ai ka thënë ministres Rozeta Hajdari se “nuk janë në tokë të bukës”.

“U deshën shumë muaj që sot, ministrja që foli pak më herët e që iku, të na thotë që Qeveria ka filluar të merret me këtë problem dhe që paskan formuar një grup punues dhe paskan konkluduar që fitimi i marxhës në vezë qenka 44 centë. Bravo! Mund të them Qeveri e Kosovës se kjo është me të vërtetë e turpshme, ama bash në tokë të bukës nuk jeni hiq”, shtoi ai.

Të ngjashme