Lajme
PZAP shqipton gjoba në vlerë prej 216 mijë e 350 euro për subjektet politike
Demokracia
13:08 | 18 Shkurt 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqyrtuar dhe ka vendosur sot lidhur me 10 ankesa për thyerjen e heshtjes zgjedhore, dh kundër tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej 216 mijë e 350.

Sipas PZAP-së, ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, shkruan Demokracia.com.

Prej 10 ankesave të shqyrtuara, PZAP ka vendosur që t’i pranojë si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme.

“PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes. Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i PZAP-së pa ndërhyrje:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datën 18 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj.

Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme.

Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes. Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik.

Subjekteve politike ne seancën e sotme iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;

Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;

Në fund ju informojmë se Paneli sot ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet e paraqitura nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj.

PZAP për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, Mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 216,350.00 €.

Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66,100.00 €;

Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 52,750.00 €;

Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 44,700.00 €

Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 28,600.00 €;

Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €;

Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,200.00 €.

 

Të ngjashme