Lajme
PZAP pranon 15 ankesa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve
Demokracia
17:55 | 04 Mars 2021

Share:

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ), në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), deri tash janë parashtruar 15 ankesa nga kandidatë të ndryshëm të subjekteve politike të cilat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatin zgjedhor.

Mulë Desku nga PZAP theksoi për Demokracia.com, se deri në orën 17:00 në këtë Panel janë pranuar 15 ankesa prej kohës kur është bërë publikimi i rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

“Prej momentit kur janë shpellur rezultatet deri në këtë moment janë pranuar 15 ankesa”, tha Desku.

Subjektet politike mund të parashtrojnë ankesat deri 24 orë pas publikimit të rezultateve përfundimtare.

Në bazë të rezultateve përfundimtare, LVV-ja është partia e parë me 49.95 përqind, e pasuar nga PDK, me 16.9 përqind, LDK-ja me 12.64 përqind, AAK 7.078 përqind./Demokracia/

Të ngjashme