Lajme
PZAP konfirmon se janë dorëzuar mbi 200 ankesa lidhur me rezultatin e zgjedhjeve
Demokracia
14:04 | 05 Mars 2021

Share:

Ka përfunduar afati për paraqitjen e apeleve nga partitë politike në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAK), njofton se janë paraqitur 208 apele lidhur me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të publikuara nga KQZ-ja, përcjell Demokracia.com.

PZAP përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se ende nuk mund të tregojnë numrin e kandidatëve për secilin subjekt politik që kanë parashtruar apele.

“Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje:

Njoftim

Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja.

Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Afati për paraqitjen e apeleve ka përfunduar ne ora 11:25 ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/pzap.ks/posts/1581606785382931

Të ngjashme