Lajme
PZAP ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Demokracia
16:31 | 14 Shkurt 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar qytetarët se ankesat duhet të dërgohen fizikisht në selinë e këtij institucioni në Prishtinë.

PZAP përmes një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtarë në Facebook, thekson se formulari i ankesës mund të shkarkohet në faqen e tyre, përcjell Demokracia.com.

“Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar  përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës”, thuhet në njoftim.

Afati i paraqitjes së ankesës është 24 orë nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar./Demokracia.com/

Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të…

Posted by Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa on Sunday, February 14, 2021

Të ngjashme