Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP), njofton se brenda afatit ligjor prej 72 orëve do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër vendimit të KQZ-së, për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebookut Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP), ka njoftuar për afatin ligjor të ankesave nga ana e kandidaëve për deputetë, kundër vendimit të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, përcjell demokracia.com.
“Njoftim për vendimmarrjen e PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton mediat dhe publikun se brenda afatit ligjor prej 72 orëve do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër vendimit të KQZ-së Nr. 860 të datës 04.03.2021 me të cilin vendim në ora 11:25 ka shpallur Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt 2021”, thuhet në njoftim.
PZAP sot rreth orës 13:00 do të njoftojë mediat dhe opinionin publik për përfundimin e vendimmarrjes.
“PZAP-i për përfundimin e vendimmarrjes meritore lidhur me këto apele sot rreth orës 13:00 do ti njoftoj mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe facebook të PZAP-it”, njofton PZAP.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Njoftim për vendimmarrjen e PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton mediat dhe publikun se brenda afatit ligjor prej 72 orëve do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër vendimit të KQZ-së Nr. 860 të datës 04.03.2021 me të cilin vendim në ora 11:25 ka shpallur Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt 2021.
PZAP-i për përfundimin e vendimmarrjes meritore lidhur me këto apele sot rreth orës 13:00 do ti njoftoj mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe facebook të PZAP-it.
Kandidatet të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-it mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i njoftimit te tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre ne Gjykatë.
Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare./Demokracia/
Njoftim për vendimmarrjen e PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve…
Posted by Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa on Sunday, March 7, 2021