Lajme
PZAP ia refuzon kërkesën Lirije Kajtazit
Demokracia
11:02 | 08 Mars 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar ankesën e ish-deputetes së LDK-së, Lirije Kajtazi, me pretendimet se ka pasur parregullsi në pesë vendvotime.

PZAP ka marrë vendim për të refuzuar ankesën e ish-deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, për pretendimet se ka pasur parregullsi në pesë vendvotime. PZAP këtë vendim e ka marrë për shkak se Kajtazi nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për parregullsi në këto vendvotime.

“Paneli vlerëson se parashtruesja e apelin në mbështetje të pretendimeve të saj, nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse me shkeljet e pretenduara për mospërputhje të rezultateve dhe, edhe pse në kuptim të nenit 117 paragrafi 3 të LZP-së, barra e të aprovuarit bie mbi ankuesin, në rastin konkret, paneli, nuk mundi të konstatoj se ka pasur manipulime gjatë numërimit të votave për kandidat të këtij subjekti politik, ashtu siç pretendon ankuesi, për faktin se thëniet e tij nuk mbështeten në asnjë provë konkrete por janë vetëm pretendime të saj”, thuhet në vendimin e PZAP-it./Demokracia/

Të ngjashme