Lajme
PZAP-i merr vendim edhe për Nismën, 12 kandidatë të saj nuk mund të garojnë
Demokracia
15:51 | 26 Janar 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar vendimet e apeleve të partive politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar vendimin e apeleve për partitë politike të cilat janë ankuar për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për moscertifikimin e kandidatëve, raporton Demokracia.com.

Sipas vendimit të PZAP-it, janë 12 kandidatë nga Nisma Socialdemokrate të cilët nuk janë certifikuar dhe të njëjtit nuk mund të zëvendësohen.

Kandidatët të cilët nuk janë certifikuar janë Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gerdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

Sipas PZAP-it, kundër këtij vendimi të gjitha subjektet politike mund të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme