Lajme
PZAP-i urdhëron që të dërgohen në rinumërim edhe 134 vendvotime
Demokracia
10:23 | 09 Mars 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), ka urdhëruar që të dërgohen në rinumërim 134 vendvotime.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë 134 vendvotime, pas aprovimit të ankesave të disa kandidatëve për deputet të partive politike, shkruan Demokracia.com.

Kështu ka bërë të ditur PZAP, përmes një njoftimi për medie, të cilët tregojnë se rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-ne për rinumërimin e 134 vendvotimeve. Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i PZAP-së, pa ndërhyrje:

Njoftim lidhur me numrin Vendvotimeve  që do të Rinumëroj KQZ-ja në bazë të vendimeve të PZAP-it

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-ne për rinumërimin e 134 vendvotimeve.

Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve./Demokracia.com/

Të ngjashme