Lajme
Pyetja që s’po i përgjigjen Kurti e Sveçla: Pse u lejuan të ikin terroristët, nëse ishin të rrethuar?
Demokracia
17:38 | 26 Shtator 2023

Share:

Tashmë janë bërë dy ditë që nga sulmi terrorist në veri të Kosovës. 

Një grup terrorist i armatosur rëndë vrau policin tashmë hero të Kosovës, Afrim Bunjakun, shkruan Demokracia.com.

Terroristët ishin barrikaduar në Manastirin e Banjskës, nga ku zhvilluan luftime me Policinë e Kosovës për disa orë.

Katër terroristë mbetën të vrarë, dy të plagosur dhe tetë u prangosën.

Pjesa tjetër arriti të arratisej nga pjesa e pasme e manastirit.

Nga pamjet që u publikuan dje, terroristët shihet se arritën të arratiseshin nga mali, përkundër që Policia e Kosovës po arrinte t’i shihte përmes dronit.

Dalin pamjet nga ajri, sulmuesit serbë ikin maleve nga Banjska

Nga videoja që u publikua mbrëmë e deri më tani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Xhelal Sveçla s’po i përgjigjen pyetjes: PSE U LEJUAN TË IKIN TERRORISTËT, NËSE ISHIN TË RRETHUAR?

Ministri Sveçla, të dielën, deri sa terroristët gjendeshin brenda, kishte thënë se ata janë të rrethuar.

Sveçla: Mbi 30 persona nga Manastiri i Basnjës po e vazhdojnë sulmin ndaj Policisë, u bëjmë thirrje të dorëzohen

Gazetarë e analistë tashmë po e bëjnë publikisht këtë pyetje.

Gazetari Lirim Mehmetaj përmes një postimi kërkoi përgjigje në lidhje me këtë.

Të njëjtën pyetje po e bënë edhe analisti Ilir Mirena.

Po ashtu edhe gazetari Besnik Krasniqi po kërkon të dihet pse u amnistuan terroristët. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme