Lajme
Putini urdhëron evakuimin e rusëve nga Donbasi dhe Luhanski, a po bëhet gati për pushim të Ukrainës?
Demokracia
19:27 | 18 Shkurt 2022

Share:

Guvernatori i rajonit të Rostovit (kufiri me Ukrainën), Vasily Golubev, iu drejtua presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me një kërkesë për të ofruar ndihmë emergjente në atë zonë në lidhje me fluksin e papritur të madh të refugjatëve nga Donbasi, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Donbasi është qytet në Ukrainën Lindore i pushtuar vite më parë nga forcat proruse, transmeton Demokracia.com.

“Putin foli me telefon me Ministrin në detyrë të Situatave të Emergjencave Alexander Cuprian dhe e urdhëroi atë të udhëtonte urgjentisht në rajonin e Rostovit për të organizuar punën në vend për të krijuar kushte akomodimi, për të ofruar ushqime të ngrohta dhe gjithçka të nevojshme, përfshirë ndihmën mjekësore”, tha Peskov.

Udhëheqësi rus urdhëroi gjithashtu Qeverinë e Rusisë që të sigurojë urgjentisht një pagesë prej 10,000 rubla (rreth 115 euro) për çdo refugjat që mbërrin nga Donbasi në rajonin e Rostovit.

Siç u tha nga qeveria ruse, refugjatëve nga republika e vetëshpallur e Donbasit (DNR) dhe ajo e Luhanskit (LNR) do t’u paguhet ndihma një herë nga Fondi Rezervë.

Më herët, udhëheqja e republikave të vetëshpallura njoftuan evakuimin e përkohshëm të popullsisë në rajonin rus Rostov për shkak të rrezikut të një sulmi nga ushtria ukrainase.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitrij Kuleba, deklaroi se Kievi nuk planifikon një ofensivë në Donbas, as ndonjë diversion që përfshin armë kimike dhe operacione speciale në atë rajon.

Një hap i tillë i Putinit shihet si spastrim i territorit ukrainas të kontrolluar nga Rusia për të kryer sulm në ditët e ardhshme ndaj Ukrainës. /Demokracia.com/

Të ngjashme