Lajme
Putini takohet me Erdoganin, çfarë u diskutua në takim
Demokracia
18:11 | 16 Shtator 2022

Share:

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një takim rreth 40 minuta ditën e sotme me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan.

Takimi i tyre u zhvillua pa prani të dhe u fokusua në bashkëpunimin mes Rusisë dhe Turqisë për transportin nga portet ukrainase, si dhe marrëdhëniet energjetike që dy vendet mbajnë.

“Turqia është bërë një nga rrugët më të besueshme për dërgimin e gazit nga Rusia, madje edhe në Evropë. TurkStream po funksionon pa probleme”, komentoi Putin në takimin me presidentin turk, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë në zbatimin e marrëveshjes së grurit.

Putin shtoi se marrëveshjet në lidhje me centralin bërthamor Akugiou në rajonin Gulnar të Mersinës janë nënshkruar dje.

“Shpresojmë se do të fillojë të funksionojë në vitin 2023” , tha ai.

Presidenti rus deklaroi gjithashtu se operatorët rusë mund të eksportojnë produktet përmes Turqisë.

“Turqia është një partner i besueshëm në këtë drejtim dhe mund të sigurojë dërgesa të besueshme përmes territorit të saj në të gjitha vendet e botës, duke përfshirë vendet në Azi, Amerikën Latine dhe Afrikë, pasi ne kryesisht shesim atje. Ne jemi të gatshëm të rrisim ndjeshëm dërgesat tona në Republikën Turke në të gjitha fushat që ju interesojnë ,” tha Putin në një pikë tjetër të takimit me Erdogan.

Të ngjashme