Lajme
Putini po i kërkon Perëndimit të heqë sanksionet për të hapur portet e Ukrainës
Demokracia
18:30 | 19 Maj 2022

Share:

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të hapë hyrjen në portet e Detit të Zi të Ukrainës vetëm nëse hiqen sanksionet kundër Kremlinit, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, eksportonte shumicën e mallrave të saj përmes porteve të saj detare, por që kur Rusia dërgoi trupa në Ukrainë, ajo është detyruar të eksportojë me tren ose nëpërmjet porteve të saj të vogla të lumit Danub, shkruan Sky News, transmeton Demokracia.com.

Kujtojmë se OKB-ja i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin që të lejojë të zhvillohet tregtia përmes porteve ukrainase, në mënyrë që bota të mos përballet me krizën e urisë.

“Unë i kërkoj presidentit Putin, nëse keni fare zemër, ju lutemi hapni portet që të mund të ushqejmë më të varfrit dhe të parandalojmë urinë”, tha shefi i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasly./Demokracia.com/

Të ngjashme