OpEd
Putini po bëhet gati për luftë bërthamore
Demokracia
15:51 | 03 Mars 2024

Share:

SHKRUAN: Hamish De Bretton-Gordon

Një fjalim i radhës i Vladimir Putinit, një kërcënim i radhës për shtypje të butonit të kuq.

Në fjalimin e tij të madh për ‘gjendjen e kombit’ drejtuar publikut rus dhe për rrjedhojë botës – diktatori në mënyrë të parashikueshme u tërbua kundër Perëndimit, duke thënë se nëse do të guxonte të vendoste trupa në Ukrainë, siç u propozua nga presidenti francez, Emmanuel Macron këtë javë – atëherë kjo do të ishte vija e kuqe e kaluar për të shkaktuar armagedonin bërthamor.

Është e vërtetë të thuhet se Putini është duke investuar në teknologjinë bërthamore, ndoshta më e paharrueshmja raketa me emrin simpatik ‘Satan 2’ dhe, është e vërtetë gjithashtu se ai po përgatit një arsenal shumë më të madh për t’i kërcënuar aleatët e Ukrainës.

Pra, a do ta flakte vërtetë ai një raketë? Mundësi e majme.

Sikurse shpesh, ai po bën një blof, përsëri.  Vazhdimisht në dy vjetët e fundit kur gjërat shkojnë keq për të, ai kërcënon me sulm bërthamor – por ende nuk kam parë një re kërpudhash mbi Londër, Paris apo Berlin. Kushdo që ka njohurinë më të vogël të mjeshtërisë bërthamore e di se nuk do të – dhe nuk mund të – përdorë armët e tij bërthamore. Do të ishte çmenduri që ai ta bënte këtë, duke siguruar asgjësimin e tij dhe duke e vënë atë në një kurs përplasjeje me forcat e tij të armatosura.

Putini përgatitet për luftë bërthamore sepse e di se ajo i frikëson figurat qyqare në Perëndim që të tërhiqen. Ajo ka funksionuar herë pas here gjatë gjithë kësaj lufte. Kërcënimi bërthamor është atuti i tij.

E dini që gjërat bëhen serioze në Perëndim kur vetëm francezët flasin me kuptim. Propozimi i Macronit se çizmet në tokën ukrainase mund të jenë të nevojshme në disa rrethana ekstreme ishte gjëja e arsyeshme për t’u thënë, edhe pse Moska mund të mendojë dy herë se si i qaset kësaj lufte. Kjo është arsyeja pse ishte çmenduri e plotë për britanikët dhe gjermanët që ta lëshonin nga grushti si ide. Kjo tregon mungesë të të menduarit strategjik dhe duket se e hedh poshtë, ose të paktën e lë anash, artin operacional të luftës.

Këtë javë pikërisht, 33 vjet më parë, shumë komandantë të rinj tankesh si unë fituan ndaj pushtimit të paligjshëm irakian të Kuvajtit në vitin 1991 me çizmet britanike, amerikane dhe franceze në tokë. Shihej e nevojshme të bëhej një gjë e tillë. Ndonëse ka shumë pak gjasa që ne të shohim që në Ukrainë – edhe pse nuk duhet ta përjashtojmë – Lufta e Parë e Gjirit ende ofron një “projekt” që Ukraina mund ta përsërisë nëse ne u japim armët që ata kanë kërkuar.

E vërteta është që duke mos ofruar atë mbështetje ushtarake dhe duke përjashtuar çizmet në terren, Perëndimi ia ka lënë iniciativën strategjike Moskës. Ata mund të bëjnë atë që dëshirojnë pa u ndëshkuar. Me sa duket, tani Putini e di se nuk ka asnjë shans që NATO të dërgojë trupa në Ukrainë: kjo do t’i lejojë atij të dyfishojë përpjekjet e tij për të nënshtruar vendin duke e pasur parasysh se është i sigurt. Kjo ju jep përparësi planifikuesve rusë të luftës. Në vend që të kufizohet liria e tyre e manovrimit, ne po e bëjmë të kundërtën. A do të kishin injoruar Napoleoni apo Wellingtoni mundësitë për të ngatërruar armiqtë e tyre?

Ka tepër shumë gjëra të këqija që po ndodhin për momentin – nga kriza e kostos së jetesës tek ndryshimet klimatike, në Gaza, në Jemen – por kjo nuk është asgjë në krahasim me potencialin që duhet pasur për të luftuar në, dhe për Ukrainën. Nëse nuk e rregullojmë këtë vit, kjo do të zvarritet dhe do të na përfshijë të gjithë neve.

Putini e di se kërcënimi bërthamor është mënyra më e mirë që të na bëjë neve të mendojmë dy herë. Por ne nuk duhet ta lejojmë veten të intimohemi. Nëse na ndodh kjo, rezultati për Putinin është i sigurt: Fitorja.

Koloneli Hamish de Bretton-Gordon është ish-oficer komandues i Regjimentit të Parë të Tankeve Mbretërore i Britanisë së Bashkuar.

Artikull i botuar në The Telegraph, i përkthyer nga KlanKosova.tv.

Të ngjashme
OpEd • 09 Shkurt 2025
OpEd • 03 Shkurt 2025