Lajme
Putini ka probleme të mëdha – ja pse gjithnjë e më pak po shfaqet në publik
Demokracia
14:31 | 01 Prill 2022

Share:

Presidenti rus Vladimir Putin është i shqetësuar për shëndetin e tij, raportojnë mediat, duke iu referuar një hulumtimi të botuar nga organizata ruse, “Project”, transmeton Demokracia.com.

Sipas tyre, lideri i Rusisë shfaqet shpesh në publik i shoqëruar nga një ekip mjekësh.

Gazetarët zbuluan se Putini shfaqet gjithnjë e më pak në publik, si dhe se ai është i izoluar, dhe për ngjarjet zyrtare ai filloi të përdorë të ashtuquajturën “kanaçe” – video të para-regjistruara, raportojnë mediat.

Gazetarët investigativë zbuluan gjithashtu se Putini shpesh viziton Soçin.

Ai shoqërohet nga pesë deri në nëntë mjekë.

Mediat ruse vënë në dukje se Putin shpesh konsultohet me mjekë të shumtë. /Demokracia.com/

Të ngjashme