Lajme
Putini ka probleme edhe me hajnat brenda ushtrisë
Demokracia
17:42 | 28 Prill 2023

Share:

Një kolonel rus është arrestuar me dyshimin për vjedhjen e motorëve të tankeve me vlerë rreth 310 mijë euro (20.5 milionë rubla).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Alexander Denisov, 44 vjeç, është akuzuar për “vjedhjen” e shtatë motorëve nga tanket e betejës T-90 midis nëntorit 2021 dhe prillit 2022, raportoi gazeta ruse Kommersant.

Prokurorët thanë se kolonel Denisov, kreu i shërbimit të mjeteve të blinduara të Qarkut Ushtarak Jugor, i shiti motorët në tregun e zi.

Pas arrestimit të tij në mars, ai u deklarua i pafajshëm me avokatin e tij duke thënë se nuk ka “asnjë provë të fajit të Denosov”, cituar në Kommersant.

Sipas Gjykatës Ushtarake të Qarkut Jugor, krimi mbart një dënim deri në 10 vjet nëse vërtetohet si i tillë.

Të ngjashme