Lajme
Putini ka “mbështetje absolute” të popullatës, thotë Kremlini
Demokracia
13:33 | 29 Mars 2022

Share:

ladimir Putini ka “mbështetjen absolute” të popullit rus, tha Kremlini këtë mëngjes, duke cituar një sondazh të ri.

Ai shton se ka pasur “rritje të paprecedentë” në mbështetjen e liderit rus.

Kritikët në mënyrë të pashmangshme do të vënë në dyshim vërtetësinë e sondazhit dhe do të sugjerojnë se ai është prodhuar për qëllime propagandistike.

Në konferencën e tij ditore, Kremlini shtoi se vendet do të pritet të paguajnë për gazin rus në rubla (monedha e Rusisë) dhe se nëse ata refuzojnë, gazi nuk do të jepet falas.

Për bisedimet e paqes, një zëdhënës tha se ‘ne duhet të dimë sot ose nesër nëse është bërë ndonjë përparim’.

Të ngjashme