Lajme
Putini i akuzon ukrainasit se po i përdorin civilët si mburoja njerëzish
Demokracia
17:26 | 25 Shkurt 2022

Share:

Presidenti rus, Vladimir Putin, i është adresuar Këshillit të Sigurimit të shtetit të tij, duke lavdëruar trupat ruse dhe duke i akuzuar ukrainasit se po i përdorin civilët e tyre si mburojë, pasi Rusia hyri në Ukrainë.

“Përplasjet më të mëdha të ushtrisë ruse, siç është pritur, ndodhin jo me njësitë e rregullta të Forcave të Armatosura të Ukrainës, por me formacionet nacionaliste, të cilat siç e dini janë direkt përgjegjëse për gjenocidin në Donbas dhe për derdhjen e gjakut të civilëve në (të vetëshpallurën Donetsk dhe Lunhansk) Republikën e Popullit. Për më shumë, elementet nacionaliste të mbjella në njësitë e rregullta ukrainase jo vetëm që i nxisin ata që të bëjnë rezistencë të armatosur, por në fakt e luajnë rolin e trupave penguese”, ka thënë Putini.

“Për më tepër, sipas informative të disponueshme, dhe kjo e konfirmuar nga rezultatet e kontrollit objektiv, e shohim që përkrahësit e Banderës (ireferohet anëtarëve të lëvizjes nacionaliste ukrainase  Stepan Bandera) dhe neo-nazistët po shpërndajnë armë përfshirë edhe sisteme të shumta të lansimit të raketave mu në distriktet qendrore të qyteteve të mëdha, përfshirë Kievin dhe Karkivin.

Putini akuzoi konsulentët e huaj, veçanërisht ata amerikanë, se po u japin rekomandime ukrainasve, dhe apeloi te ushtria ukrainase që, sipas tij, të mos i lejojnë banderitët dhe neo-nazistët t’i përdorin fëmijët dhe gratë si mburojë, duke i quajtur terroristë.

“Ata planifikojnë që t’i kthejnë sulmet nga sistemi gjuajtës i Rusisë në zonat me banorë. Në fakt ,ata veprojnë ashtu si bëjnë terroristët në botë: ata fshihen prapa njerëzve me shpresën që këta të fundit ta fajësojnë Rusinë për viktimat civile”.

“Dihet mjaft mirë që krejt kjo po ndodh në bazë të rekomandimeve të konsulentëve të huaj, kryesisht atyre amerikanë”.

“Edhe njëherë, u bëj apel shërbyesve të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Mos i lini neo-nazistët dhe Banderitët që t’i përdorin fëmijët dhe gratë tuaja si mburoja njerëzish. Merreni fuqinë në duart tuaja. Duket se do të jetë më e lehtë për ne që të biem dakord me juve se sa me këtë bandë të të varurve nga droga dhe të neo-nazistëve, të cilët u vendosën në Kiev dhe morën peng të gjithë popullin ukrainas”.

“Dua që t’ia jap lëvdatat më të mëdha veprimeve të ushtarëve dhe oficerëve rusë. Ata vepruan me kurajë dhe me profesionalizëm, duke i përmbushur detyrat e tyre me heroizëm. Ata me sukses zgjedhin detyrën më të rëndësishme për ofrimin e sigurisë për popullin tonë dhe për atdheun tonë”.

Të ngjashme