Lajme
Putini çalon dhe dridhet në paradën e festës kombëtare| Daily Mail: Presidenti rus sëmundjen e Hitlerit
Demokracia
15:06 | 09 Maj 2022

Share:

Presidenti rus, 69-vjeçar, Vladimir Putin është parë duke çaluar ditën e sotme, në paradën për festën kombëtare të Ditës së Fitores Ruse kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Daily Mail shkruan se Putini është parë duke çaluar teksa shkoi të vendoste kurorën te statuja e Ushtarit të Panjohur.

Gjithashtu lideri I Rusisë vendosi një batanije mbi gjunjë , ndërsa ishte ulur për të parë paradën e ushtrisë ruse.

Veprimet e fundit të Putinit përforcojnë më shumë thashethemet se presidenti rua vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Valery Solovei, një analist politik dhe kritik i shquar i Putinit, filloi të përhapte thashethemet në fund të vitit 2020, duke sugjeruar gjithashtu se ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

Thashethemet tërhoqën aq shumë vëmendje, sa që propaganda e Kremlinit u detyrua t’i mohonte kategorikisht ato, përcjell abcnews.al. Por, spekulimet janë rikthyer sërish në fillim të luftës.

Pamjet e publikuara nga takimi me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko në fazat e para të luftës, dukeshin gjithashtu se tregonin dridhje të theksuara të krahëve dhe këmbëve të Putinit.

Dridhja është një nga simptomat kryesore të Parkinsonit – një gjendje nga e cila mendohet se ka vuajtur Hitleri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Teksa Putini u ul me Lukashenkon, ai u pa duke kapur krahun e karriges, ndoshta kjo një përpjekje për të ndaluar dridhjet.

Të ngjashme