Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se anëtarët e grupit mercenar Wagner financoheshin plotësisht nga shteti, shkruan BBC.
Revolta e mercenarëve Wagner të shtunën tronditi Rusinë.
Udhëheqësi i saj, Yevgeny Prigozhin, mbërriti në Bjellorusi të martën pasi ra dakord të largohej nga Rusia.
Të shtunën, trupat mercenare të udhëhequra nga shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-në-Don, marshuan drejt Moskës dhe rrëzuan helikopterët ushtarakë rusë dhe një aeroplan gjatë rrugës.
Rebelimi i tyre më vonë u ndërpre pasi u arrit një marrëveshje me ndihmën e Lukashenkos.
“Ne gjithmonë i trajtuam me shumë respekt luftëtarët dhe komandantët e këtij grupi, sepse ata vërtet treguan trimëri dhe heroizëm”, ka thënë Putin.
Putini ka shtuar se autoritetet do të shqyrtojnë se si janë shpenzuar paratë e paguara për Wagner dhe udhëheqësin e tij.