Lajme
Putin viziton ushtarët e plagosur rusë në Ukrainë
Demokracia
20:55 | 12 Qershor 2023

Share:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vizituar ushtarët rusë të plagosur në Ukrainë, raportoi të hënën “Al Jazeera”.

Kjo vizitë e rrallë ballë për ballë me trupat ruse ka ndodhur në Klinikën Ushtarake Qendrore Vishnevsky, sipas agjencisë ruse të lajmeve “TASS”.

Kremlini transmetoi imazhe të Putinit, i veshur me kostum të errët dhe i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, me veshje ushtarake.

Ai i ka vënë një medalje njërit prej të plagosurve, duke e përgëzuar atë.

“Unë i shërbej Rusisë”, raportohet se i është përgjigjur ushtari, duke shtrënguar dorën e Putinit.

Takimi është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Të ngjashme