Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë pasditen e së enjtes se ato që i quan “vendet jomiqësore” nuk kanë mundur ta ndalojnë përdorimin e gazit rus, shkruan Sky News.
Deklarata e Putinit vije pasi Rusia thotë se furnizimet me gaz kanë ardhur në Evropë, pavarësisht angazhimeve perëndimore për të hequr dorë nga gazi rus.
Putini pranoi se ka pasur ndërprerje në pagesat për naftën dhe gazin rus, pasi ai kërkoi që pagesa të bëhet në rubla, por ka thënë se kompanitë janë “lojtarë përgjegjës në tregun global”.
Ai akuzoi SHBA-në se ka linja furnizimi më të shtrenjta, duke shtuar se linja e Rusisë është më e qëndrueshme dhe e lirë.
Vendet jomiqësore konsiderohen të gjitha vendet që i kanë vendosur sanksione Rusisë.