Lajme
Putin uron Bajram Begaj për postin e presidentit
Demokracia
13:02 | 11 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në një postim nga Ambasada ruse në Shqipëri thuhet se Putin i ka uruar shëndet dhe suksese z. Begaj në detyrën e tij më të lartë shtetërore.

Ish gjeneralmajori Bajram Begaj i propozuar nga Partia Socialiste është Presidenti i 8-të i Republikës së Shqipërisë, shkruan Oranews.

Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën.

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 74 ishin nga mazhoranca.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025