Lajme
Putin ua ndalon mediave ruse t’i përdorin këto fjalë gjatë raportimit për luftën në Ukrainë
Demokracia
11:17 | 26 Shkurt 2022

Share:

Rregullatori rus i komunikimit të shtunën i kërkoi mediave të heqin raportet që përshkruajnë sulmin e Moskës ndaj Ukrainës si një “sulm, pushtim ose shpallje lufte”.

Në një deklaratë, Roskomnadzor akuzoi një numër mediash të pavarura, duke përfshirë kanalin televiziv Dozhd dhe radion Echo of Moscoë për përhapjen e “informacioneve të pavërteta jo të besueshme shoqërore” në lidhje me granatimet e qyteteve ukrainase nga ushtria ruse dhe vdekjet e civilëve.

Kësisoj, mediat në Rusi tani e tutje nuk do të guxojnë më t’i përdorin fjalët “sulm, pushtim apo shpallje lufte” kur të raportojnë për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Të ngjashme