Lajme
Putin thotë se drithërat ukrainase mund të të eksportohen përmes Bjellorusisë
Demokracia
08:22 | 04 Qershor 2022

Share:

Presidenti rus, Vladimir Putin, mohoi se Moska është duke ua parandaluar porteve ukrainase eksportimin e drithërave dhe tha se zgjidhja më e mirë do të ishte që ato të transportohen përmes Bjellorusisë, nëse këtij vendi i largohen sanksionet.

Ai tha në televizionin rus së vendet perëndimore po mundohen që t’i mbulojnë gabimet e veta në politika duke e fajësuar Rusinë për problemet në tregun global të ushqimit.

“Nëse dikush dëshiron që ta zgjidhë problemin e eksportimit të drithërave ukrainase – ju lutem, rruga më e lehtë është përmes Bjellorusisë”, tha Putini.

 

Të ngjashme