Lajme
Putin shpall armëpushim dyditor në Ukrainë për shkak të Krishtlindjes Ortodokse
Demokracia
17:09 | 05 Janar 2023

Share:

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, e ka udhëzuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të vendos një armëpushim prej 36 orësh në Ukrainë.

Kjo për shkak të Krishtlindjes Ortodokse.

Në njoftimin e Kremlinit thuhet se armëpushimi do të zgjas nga 6 janari deri në mesnatën e 7 janarit, për të kremtuar këtë festë, shkruan CNN përcjell Klankosova.tv

Për armëpushim kishte bërë thirrje edhe kreu i Kishës Ortodokse ruse, Patriaku Kirill.

 

Të ngjashme