Rusia do të vazhdojë aksionin ushtarak në Ukrainë derisa të përmbushen të gjitha qëllimet e saj, tha presidenti rus Vladimir Putin, transmeton Demokracia.com.
Në një paraqitje të rrallë publike në kozmodrom, lideri i Kremlinit tha se “operacioni ushtarak do të vazhdojë deri në përfundimin dhe përmbushjen e plotë të synimeve të përcaktuara”.
Ai vazhdoi se fushata ruse po shkon sipas planit dhe se nuk po ecën më shpejt sepse Rusia dëshiron të reduktojë humbjet në minimum.
Putin pohoi gjithashtu se Ukraina kishte hequr dorë nga propozimet që kishte bërë gjatë bisedimeve me negociatorët rusë në Stamboll, të cilat i kishin ngecur negociatat dhe se Moska nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte ofensivën e saj.
Ai tha se vendet perëndimore kishin nisur një “luftë totale sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë”.
Ai tha se “çdo përpjekje për të ndaluar zhvillimin rus është e padobishme” ose “e izolon artificialisht Rusinë nga ekonomia globale”, duke shtuar se Rusia dhe Bjellorusia janë “të lidhura ngushtë”. /Demokracia.com/