Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Indonezi këtë nëntor, thotë një këshilltar i Kremlinit.
“Ne e kemi marrë ftesën zyrtare, dhe i jemi përgjigjur pozitivisht, duke thënë se jemi të interesuar të marrim pjesë,” u tha gazetarëve, Yuri Ushakov.
Ai thotë se me “shumë kohë” para samitit, mund të ketë ndryshime në mënyrën e pjesëmarrjes së Rusisë.
“Por tani për tani, ftesa është për pjesëmarrje personalisht”, shton Ushakov.
Gjatë pandemisë COVID-19 në tetor, Putin iu bashkua samitit të G20-ës në Romë përmes video-lidhjes, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.