Lajme
Putin pretendon se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”
Demokracia
12:40 | 23 Korrik 2023

Share:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar” teksa priti liderin bjellorus Alexander Lukashenko për bisedime në Shën Petersburg.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, Lukashenko tha: “Nuk ka kundërsulm”.

Presidenti rus thuhet se është përgjigjur: “Ekziston, por ka dështuar”, shkruan Skynews.

Ukraina filloi kundërsulmin e saj të shumëpritur muajin e kaluar, por deri më tani ka bërë vetëm fitore të vogla kundër forcave ruse që kontrollojnë më shumë se një të gjashtën e territorit të saj.

Gjenerali amerikan Mark Milley tha të martën se aksioni ukrainas ishte “larg nga një dështim”, por do të ishte i gjatë, i vështirë dhe i përgjakshëm.

Polonia po lëviz trupa shtesë drejt kufirit me Bjellorusinë në përgjigje të mbërritjes së forcave Wagner që u zhvendosën atje pas një rebelimi në Rusi muajin e kaluar.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024