Lajme
Putin përplaset me Scholzin për rastin e Kosovës: “NATO bombardoi Jugosllavinë” – “E ndalëm gjenocidin”
Demokracia
20:18 | 15 Shkurt 2022

Share:

Kancelari gjerman Olaf Scholz është përplasur në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin për rastin e Kosovës.

Gjatë një konference të përbashkët me mediat, Putin hodhi poshtë idenë se NATO është aleancë paqësore. Këtu ai përmendi bombardimin e Serbisë nga Aleanca veri-atlantike.

“NATO nuk është Aleancë paqësore e mbrojtjes”, tha Putin. Ai shtoi se në Serbi, NATO bombardoi Beogradin pa mandat nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por gjermani reagoi duke kundërshtuar të parin e shtetit rus.

Scholz kujtoi se në Kosovë, atë kohë, NATO kishte nërhyrë për të ndaluar gjenocidin. /express

Të ngjashme