Lajme
Putin nuk po mund ta pushtojë tërë Ukrainën| Shefi i ushtrisë: Rusia tani kanë një objektiv tjetër
Demokracia
15:55 | 25 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Shefi i ushtrisë ruse thotë se Rusia tani do të përqendrojë përpjekjet e saj kryesore të luftës në “çlirimin e plotë” të rajonit lindor të Ukrainës, Donbas.

Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia kishte shqyrtuar dy opsione për “operacionin e saj special ushtarak” – një që mbulonte të gjithë Ukrainën dhe tjetri duke u fokusuar në Donbas, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Komentet – të përcjella nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve – lanë të kuptohet për një ulje të mundshme të synimeve të luftës të Rusisë. Forcat ruse kanë hasur në rezistencë të fortë në veri të Ukrainës dhe rreth Kievit.

Sergey Rudskoy, kreu i departamentit kryesor operacional të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, tha se 93 për qind e rajonit të Luhanskut dhe 54 për qind e rajonit të Donetskut ishte nën kontrollin rus.

“Rusia kishte shkatërruar shumicën dërrmuese të forcave ajrore dhe marinës së Ukrainës, dhe kjo shënoi fundin e suksesshëm të fazës së parë të konfliktit”, tha ai.

Megjithatë, ministria e mbrojtjes nuk përjashtoi mundësinë e sulmit në qytetet tjera që janë bllokuar, tha se Rusia do të reagonte menjëherë ndaj çdo lëvizjeje për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainën – diçka që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka kërkuar vazhdimisht.

Ministria tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë pushtimin derisa objektivat e vendosura nga Putin të ishin arritur, njoftoi agjencia e lajmeve Ria, pa specifikuar se cilat ishin objektivat. /Demokracia.com/

Të ngjashme