Lajme
Putin mbetet ‘pa botoks’, sanksionet e perëndimit godasin presidentin rus
Demokracia
17:28 | 18 Mars 2022

Share:

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë do të prekin drejtpërdrejt presidentin Vladimir Putin, i cili nuk do të jetë në gjendje të përdorë Botox, thonë raportet. Kjo për shkak të njoftimeve të disa kompanive farmaceutike në vazhdën e ndëshkimit ekonomik.

Midis këtyre kompanive janë Eli Lilly and Co, Novartis dhe Abbvie Inc, të cilat thanë javën e kaluar se do të vazhdojnë të furnizojnë medikamente kritike për trajtimin e kancerit dhe diabetit, por do të ndalojnë produktet “jo thelbësore”.

‘Abbvie’ zotëron produktin e famshëm të trajtimit të rrudhave ‘Botox’ dhe ka thënë se ka pezulluar përkohësisht operacionet për të gjitha produktet e saj estetike në Rusi.

Gjashtëdhjetë e nëntë vjeçari Putin, shpesh fotografohet me një ballë të lëmuar, faqe rozë dhe zonën e syve pa rrudha. Ka pretendime se lideri rus ka pasur disa procedura kozmetike ndër vite, duke përfshirë Botox-in. Por një mjek australian pohoi në fillim të këtij muaji se udhëheqësi rus ka pasur “shumë mbushës”.

Doktor Jake Sloane me bazë në Sidnei, një nga mjekët kryesorë të estetikës në Australi, postoi një foto në Instagramin e tij për të theksuar punën e gabuar kozmetike që ka bërë Putin. Ai postoi një imazh krah për krah që tregon një Putin më të ri dhe një foto më aktuale.

“Kur ju Putin mbushni shumë dhe dukeni si një mace e moshuar Cushingoid”, tha ai.

Të ngjashme