Lajme
Putin kërkon të motivojë ushtrinë: Pesë milion rubla për familjet e anëtarëve të “Rojeve Kombëtare” që humbin jetën në Ukrainë
Demokracia
18:27 | 06 Qershor 2022

Share:

Agjencia e lajmeve Reuters ka bërë me dije se presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që urdhëron pagesën e 5 milion rubla, për të gjithë familjet e anëtarëve të “Rojeve Kombëtare Ruse”, të cilët kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë dhe Siri.

Kjo vlerë e përkthyer në dollarë, nënkupton që çdo familje do të marrë rreth 81 mijë dollarë.

Një lajm i tillë vjen në një kohë kur raportimet në lidhje me mungesat e armatimeve, pajisjeve ushtarake, mjekimeve dhe ushqimeve të trupave ruse në Ukrainë, janë në rritje.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024