Agjencia ruse TASS ka raportuar këtë të shtunë se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërkuar të hartohet një listë me vendet që kanë vendosur sanksionet ndaj shtetit që ai drejton, pas agresionit në Ukrainë.
Lista është shumë e gjatë dhe përjashtimet janë shumë të vogla në të. Një prej shteteve që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë është edhe Shqipëria e Kosova. Megjithatë, nuk dihen detaje ndaj kësaj kërkese të liderit rus, shkruan a2cnn.